Karantinë e detyruar për personat që udhëtojnë nga Italia drejt Britanisë

exit.al 16 Tetor 2020, 08:42

Të gjithë personat që udhëtojnë nga Italia drejt Britanisë së Madhe do të qëndrojnë për dy javë në karantinë të detyruar.

Shkak për këtë vendim është bërë rritja e numrit të të infektuarve në Itali.

Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps njotoi se kjo masë do të jetë dhe për ‘Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë’.

Gjoba për ata që nuk reskeptojnë rregullin shkon deri në 10 mijë paund.

Shpërndaje te miqtë