Protestë para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit

exit.al 15 Tetor 2020, 18:55

Policia ka shpërndarë të enjten, pasdite protestuesit kundër vendosjes së maskave në ambjente të hapura.

Qytetarët, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave në ambjente të hapura u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë në Orën 18:00.

Ata u organizuar përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, ditën e hënë, pas publikimit të vendimit të qeverisë.

Qeveria Rama vendosi mbajtjen e maskës në rrugë  për të ndaluar përhapjen e virusit. Personat, të cilët nuk e mbajnë maskën do të gjobitjen me 3 mijë lek.

Shpërndaje te miqtë