Kakavijë, arrestohen tre shqiptarë dhe kapen gjashtë klandestinë afganë

exit.al 28 Prill 2016, 14:06

Tre shqiptarë u arrestuan dhe gjashtë klandestinë afganë u kapën sot në pikën kufitare të Kakavijës.

Shqiptarët kishin ndihmuar klandestinët të kalonin kufirin në mënyrë ilegale, në këmbim të 100 eurove për person.

Të arrestuarit, me moshë 24 deri në 31 vjeç, janë nga Girokastra dhe Vlora. Ata akuzohen për veprën penale “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shpërndaje te miqtë