Myryr Koni e Dhori Kule dëshmojnë në prokurori: Nuk i njohim kërcënuesit

exit.al 28 Prill 2016, 13:26

Mynyr Koni, rektori i ri i Universitetit të Tiranës dhe dekani Dhori Kule dhanë  sot dëshminë e tyre në prokurori, për kërcënimet ndaj Zotit Koni.

Të dy deklaruan se nuk i njohin personat që kërcënuan zotin Koni gjatë garës për Universitetin e Tiranës. “Nuk i njoh, s’i mbaj mend, isha i tronditur,”-deklaroi Zoti Kule. Të njëjtën deklaratë ka bërë përpara hetuesve dhe rektori i ri i UT-së.

Mynyr Koni dyshohet se u kërcënua nga Emiljano Shullazi për t’u dorëhequr nga gara për rektor.

I pari që denoncoi kërcënimin ndaj rektorit Mynyr Koni ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Shpërndaje te miqtë