“Donald Trump u gabua kur hodhi dyshime mbi zgjedhjet presidenciale dhe inkurajoi protestuesit të hynin në Kapitol.”
Kështu deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson, mbrëmjen e së enjtes, në një konferencë në Downing Street, në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 6 janarit në Amerikë. Kryeministri britanik tha se ai "i dënon pa rezerva" veprimet e Trumpit. Johnson dënoi "skenat e turpshme" dhe bëri thirrje për një "transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit" në Amerikë. Më pas Johnson përshëndeti certifikimin e Presidentit të zgjedhur Biden nga Kongresi amerikan, duke thënë "demokracia ka mbizotëruar". Certifikimi i votave elektorale të Bidenit erdhi një ditë pas sulmeve në Kapitol nga mbështetësit e Trump. Ata kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve duke u përplasur me policinë dhe hynë në sallën ku po zhvillohej seanca. Nga përplasja me policinë u raportuan katër viktima, ndërsa mbi 50 persona u arrestuan. Shpërndaje te miqtëJohnson për trazirat në Kapitol: Trump gaboi rëndë
Të sugjeruara
Kryemadhi tregon qarqet ku do të kandidojë në 25 prill
7 Janar 2021, 21:32Kryemadhi: Koalicioni me PD-LSI, jetik për vendin
7 Janar 2021, 21:16Nancy Pelosi kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Trumpit
7 Janar 2021, 21:03
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
