IKMT nis shembjen e ndërtesave për lotin III të Unazës së Madhe

exit.al 19 Gusht 2020, 11:48

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit do të nisë të mërkurën shembjen e 6 objekteve në lotin e tretë të Unazas së Madhe.

Loti i tretë i Unazës së Madhe synon të bëjë me dy korsi lidhjen e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re.

Kostoja e tenderit për lotin e tretë është rreth 1,2 miliardë lekë, rreth 10 milionë euro.

Më herët IKMT ka prishur ndërtesat në lotin e parë dhe të dytë, ku tashmë kanë nisur punimet.

Shpërndaje te miqtë