“Ndonëse kanë mbetur më pak se 4 javë nga nisja e shkollave 2020-2021, qeveria nuk ka ende një udhëzim të detajuar, nuk ka një plan masash, nuk ka protokolle të sigurisë për mjediset dhe ambientet e shkollave.
Nuk ka as buxhet shtesë, nuk ka as investime për ujë të rrjedhshëm në çdo shkollë, as masa për dezinfektim të rregullt ditor, as masa për distancim dhe mësim me turne.”
Ish-deputetja i drejtoi një sërë pyetjesh qeverisë lidhur me nisjen e viti shkollor, të cilat sipas saj ministrja Shahini nuk i ka dhënë përgjigje, edhe pse kanë mbetur vetëm 4 javë nga nisja e mësimit:- Me sa turne do të zhvillohet shkolla dhe sa të gjata do të jenë orët e mësimit?
- Sa nxënës do të ketë në çdo klasë?
- Ndarja në turne dhe ulja e numrit të nxënësve në klasë do të kërkojë rritjen e numrit të mësuesve. A ka marrë qeveria masa për të shtuar numrin e mësuesve?
- A do të marrë përsipër shteti garantimin e maskave e dezinfektantëve falas apo ato do të bien mbi familjet e nxënësve?
- Si do të ruhet higjiena e ambienteve të shkollave për të parandaluar përhapjen e Covid-19?
