Cheesecake sipas JaMystic

exit.al 22 Maj 2021, 13:30

Siç mund ta kini vënë re të gjitha recetat që ndaj me ju, janë receta që janë testuar dhe adaptuar sipas mënyrës sime.

Edhe 'cheesecake' është një recetë e njohur prej jush, por ky është versioni im i kësaj embëlsire.

Për 4 persona duhen:

  • 1 pako biskota caramelito, ose speculos;
  • 250g mascarpone;
  • 3 lugë sheqer;
  • 3 lugë karamel (Neranxi);
  • 60g gjalpë;
  • 200ml pana të ëmbël;
  • 1 bustinë sheqer me vanilje.

I vendosim biskotat në mixer.

Pasi janë grirë, shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë në mixer deri sa të bëhet si rërë e lagur.

Në nje enë qelqi hedhim mascarpone dhe e rrahim pak sa të zbutet . Pastaj i shtojmë sheqerin, vaniljen, kremin e ëmbël dhe vazhojmë përzierien. Shtojmë 3 lugë karamel dhe vazhojmë përzjerjen edhe pak sa të lidhen elementët.

Fillojmë ndërtimin e kekut.

Nevojitet një enë me rrethin që çmontohet. Nëse nuk keni, në enën që do të ndërtojmë kekun shtrojmë një film plastik.

Shtrojmë biskotat e grira dhe me anën e një luge e ngjeshim masën që të krijojë shtresë. Pastaj hedhim kremin e pergatitur dhe e rregullojmë me lugë. Vendosim përsipër film plastik dhe e lëmë në frigorifer për 8 orë.

Jamystic këshillon: Kujdesi më i madh është kur nuk ke enën adapte për t'a nxjerrë të padeformuar.

Shpërndaje te miqtë