Jared Kushner dhe Melania Trump këshillojnë Trumpin të pranojë humbjen

exit.al 8 Nëntor 2020, 17:47

Një burim i afërt me Jared Kushner tha se ai e ka këshilluar Presidentin Trump të pranojë humbjen dhe të ndjekë rezultatin me "mjetet juridike", raporton media amerikane axios.

Sipas burimeve të medias, rrethi i afër i ka këshilluar Trumpit të pranojë humbjen. Sipas CNN edhe Melania Trump e ka këshilluartë pranojë humbjen dhe të tërhiqet.

Por Trump vazhdon të këmbëngulë se ai i fitoi zgjedhjet dhe do të vazhdojë luftën gjyqësore. Pavarësisht se këshilltarët e tij juridic janë kundra këtij vendimi.