Rama vazhdon replikat me Bashën për raportin e Dick Martin

exit.al 8 Nëntor 2020, 15:30

Kryeministri Edi Rama, në mesazhin e katërt për sot i kërkoi kryetarit të PD-së Lulzim Basha të tregojë lidhjen e tij me Dick Martin. “Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakës së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve të marrë në pyetje!”, shkroi Rama në Twitter. Ai e sulmoi Bashën dhe i kërkoi të tregojë pse PD dhe LSI votuan pro raportit të Dick Martin në Këshillin e Evropës:

“Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!”