Italia regjistron 376 viktima dhe 19 749 raste të reja

exit.al 9 Mars 2021, 21:18

Italia regjistroi të mërkurën 376 viktima, më shumë krahasuar me një ditë më parë ku u shënuan 318.

Edhe numri i të infektuarve ishte i lartë, ku u shënua 19 749 infektime, por me një numër testimesh pothuajse të dyfishuar. Niveli i pozitivitetit u ul në 5.7%.

Rajonet më të goditura janë Lombardia, Kampanja dhe Emilia Romanja.

Të martën presidenti Sergio Mattarella  mori vaksinën Moderna.

Shpërndaje te miqtë