Italia regjistron 329 viktima dhe vaksinon mbi 2 milionë persona

exit.al 1 Shkurt 2021, 23:00

Italia regjistroi të hënën 329 viktima dhe ka shënuar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 7 925 infektime të reja.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 142 mijë testime.

Ndërsa 13 mijë persona janë shëruar.

Numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive dhe repartet e tjera Covid është rritur.

Shpërndaje te miqtë