Italia bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambjentet e jashtme

exit.al 7 Tetor 2020, 16:54

Italia e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave edhe ën ambjentet e jashtme, në një përpjekje për të ulur infeksionet në rritje të Covid-19.

Vendi ka pasur një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja në dy muajt e fundit, megjithëse numrat janë akoma shumë më të ulët se ato të regjistruara në vendet e tjera si Franca, Spanja dhe Britania.

Qeveria italiane miratoi gjithashtu një dekret për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme Covid-19 deri më 31 janar.

Shpërndaje te miqtë