Ish të përndjekurit politikë protestë para Parlamentit

exit.al 26 Nëntor 2015, 11:38

Ish të përndjekurit politikë po zhvillojnë protestë përpara parlamentit. Ata protestojnë për dëmshpërblimin, që sipas tyre i është premtuar, por nuk i është dhënë ende.

Ish të përndjekurit, gjithashtu, bënë thirrje për largimin e deputeteve nga parlamenti, pasi ata kanë qënë pjesë e ish sistemit komunist.

Policia shoqëroi njërin prej protestuesve në komisariat, pasi qëlloi me vezë drejt parlamentit.