“Masat që nuk krijojnë rezultate, janë të dështuara. Numrii i vdekjeve është rritur me mbi 60 për qind. Komiteti i Ekspertëve duhet të merrte masa më të mëdha, jo të njëjta siç ishin. Kemi sistem masash të adoptuar gabim.”
Vasili përmendi rastin e Francës e Italisë, ku vendosja e kufizimeve të forta solli ulje të numrit të të infektuarve, e për pasojë dhe të viktimave. Lidhur me akuzat e opozitës për manipulimin e numrit të viktimave me Covid-19 nga qeveria, Vasili tha se nuk mund të kalohet me deklarata politike:“Çështja e të vdekurve nuk mund të kalohet me deklarata politike. Duhet parë mënyra si aplikohen protokollet. Të rriten vdekjet me më shumë se 60 për qind është shumë e rëndë dhe kërkon analizë të hollësishme, sepse ka të bëjë me jetë njerëzish. Është situatë shumë e rëndë në të gjithë territorin e kjo kërkon veprim të menjëhershëm.”
Shpërndaje te miqtë
