Gazetarja e BIRN: Shkrimi për Mërtirin i bazuar në fakte, jemi të gatshëm të përballemi në gykatë

exit.al 3 Dhjetor 2020, 14:32

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani ka deklaruar se shkrimi në lidhje me inceneratorët është i bazuar në fakte. Në një intervistë për EuroNews, Bogdani u shpreh se padia ka për qëllim të censurojë të vërtetën dhe është e gatshme të përballet më zotin Mërtiri në gjykatë.

Gjithkush ka të drejtë të pretendojë ndaj një shkrimi të publikuar, apo ndaj fakteve, por ne besojmë që [padia] ka për qëllim të censurojë të vërtetën, të censurojë faktet të cilat janë publikuar aty, dhe, sigurisht, të intimidojë gazetarët. Sepse kjo nuk është padia e parë që zoti Mërtiri bën ndaj medias - ka disa padi radhazi - por edhe për media të tjera sa herë që emri i tij është përmendur [...] Ne besojmë që gjithë shkrimi është i bazuar në fakte zyrtare dhe në burime njerëzore. Ne i qëndrojmë shkrimit dhe jemi të gatshëm të përballemi në gjykatë"

Në emisionin, Me pak Fjalë nga Neritan Sejamini, gazetarja Bogdani hodhi dyshime të forta se tre koncesionet e inceneratorëve janë një rast i pastër i kapjes së shtetit, kur interesi privat i një grupi njerëzish me lidhje politike, ndikojnë në vendimmarrjen publike për të përfituara qindra miliona euro. Pak ditë më parë, Mirel Mërtiri paditi BIRN për një artikull që e përfshinte kompaninë e tij në aferën e incenenatorëve. Ai pretendon se artikulli përmban aludime dhe etiketime fyese, të cilat i kanë denigruar figurën dhe i kanë cenuar jetën personale, familjare, sociale dhe pasurore. Mërtiri i konsideron faktet në shkrim të pabaza, sa kohë që sipas tij nuk ekziston ndonjë vendim nga institucionet kompetente që ta ketë ngarkuar atë me përgjegjësi penale apo administrative. Shpërndaje te miqtë