“Duhet të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese. Shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim që të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit.”
Ai tha se kandidatura e Ramush Haradinajt do të diskutohet në tryezë. Po ashtu edhe deklaratat e PDK-së që kërkojnë që presidenti të jetë nga radhët e tyre. “E dimë propozimin e AAK-së, tash po duket edhe të PDK-së. Besoj që ditëve të ardhshme organizohet kjo tryezë dhe të shohim se si mund të shkojmë përpara”, ka thënë ai. Kryeministri theksoi se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ju e dini qëndrimin tonë që e kemi pasë standard që e kemi pasë. Çfarëdo vendimi që del nga ajo gjykatë do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim.”
Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë një president të ri brenda 5 muajsh. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është i vetmi që ka shpallur kandidaturën për president deri tani. Partneri më i madh i koalicionit qeverisës, LDK-ja nuk e ka mbështetur atë. Presidenti duhet të marrë dy të tretat e votave në Kuvend. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i siguron këto vota në dy votimet e para, atëherë dy kanditatët me më tepër vota dalin në balotazh në një votim të tretë dhe të fundit, që vendoset me shumicë të thjeshtë. Shpërndaje te miqtë
