“Kur shembet Teatri Kombëtar ndjeshmëria është shumë e lartë sepse është një ndërtesë që i përket universit dhe jo vetëm një kombi dhe përshtypja e dhunës të lë pasoja. Ka pasur edhe krime të tjera që i janë bërë ndërtesa arkitekturore në Shqipëri.”
Lidhur me propozimin e kryeministrit Rama për të rindërtuar teatrin sipas projektit origjinal, por në një vend tjetër, ambasadori tha se ‘kopjet mbeten kopje’:“Më duket e gabuar por secili ka mendimin e tij. Kryeministri Rama është i lirë të ketë mendimin e tij. Kopjet mbeten kopje sado që i afrohesh.”
