Meta: Shembja e teatrit duhet të zgjojë shoqërinë shqiptare

exit.al 25 Maj 2020, 09:00

Presidenti Ilir Meta mbështeti qendrimin e Europa Nostras në letrën drejtuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit se shembja e teatrit shënon fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Meta shkroi:

“Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë.”

Të dielën 24 maj, Europa Nostra i dërgoi një letër ATM-së ku njeh vlerat dhe punën e saj për mbrojtjen e teatrit dhe uron që kjo ngjarje të zgjojë shoqërinë shqiptare.