Ish-ambasadori Arvizu mesazh për të rinjtë e LSI-së: Luftoni për atë që besoni

exit.al 27 Gusht 2020, 11:20

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu ka përshëndetur të rinjtë e Forumit Rinor të LSI-së, përmes një videoje.

Në mesazhin e tij, Arvizu i kujtoi të rinjve që të luftojnë për atë që besojnë se është e drejtë dhe tek e cila besojnë.

Arvizu, i larguar prej 5 vitesh nga Shqipëria, tha se shpreson të rikthehet në verën e vitit 2021 për pushime në bregdetin shqiptar.

Shpërndaje te miqtë