Këshilli i Europës thirrje për dialog në Bjellorusi

exit.al 27 Gusht 2020, 15:54

Këshilli i Europës i bëri thirrje Bjellorusisë të fillojë një dialog gjithëpërfshirës dhe të gjejë zgjidhje për krizën aktuale në vend.

Në një deklaratë të zyrtare, sipas KiE dialogu do të mundësojë garantimin e një daljeje paqësore nga kriza aktuale dhe do t’i hapë portën reformave të nevojshme në përfitim të të gjithë qytetarëve bjellorus.

Kie kërkoi  lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të arrestuar, ndërprerjen e keqatrajtimeve ndaj tyre dhe nisjen e një hetimi të shpejtë dhe transparent mbi dhunë e policisë.

Prej disa ditësh mijëra protestues në Bjellorusi janë ngritur kundër zgjedhjeve presidenciale.

Shpërndaje te miqtë