Greqia kërkon të zgjerojë detin e saj në jug të Kretës

exit.al 27 Gusht 2020, 16:24

Qeveria greke po shqyrton mundësinë e zgjerimit të ujërave territoriale me 6 mile shtesë në jug të ishullit të Kretës.

Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, mbrëmjen e së mërkurës, vetëm pak orë pasi kryeministri Mitsotakis njoftoi se Greqia do të zgjerojë ujrat territorial në detin Jon nga 6 në 12 milje.

"Shërbimet e Ministrisë tashmë janë duke punuar në hapat e nevojshëm," theksoi Dendias gjatë fjalës së tij në parlament.

Në mbyllje të fjalës së tij, ministri tha se Greqia po sheh me vëmendje hartat që në të ardhmen e afërt të zgjerojë ujërat territoriale dhe në zonën e mbuluar nga Marrëveshja me Egjiptin.

Kreta, ishulli më i madh i Greqisë, është në jug  të Greqisë siç tregohet dhe në hartën e mëposhtme.

[caption id="attachment_101338" align="alignnone" width="660"]Dendias Dendias[/caption]

[caption id="attachment_101342" align="alignnone" width="696"]greqia greqia[/caption]

Shpërndaje te miqtë