Infektohet një mësues dhe një nxënës në shkollën 1 Maji

exit.al 19 Tetor 2020, 14:27

Një mësues dhe një nxënës në shkollën 1 Maji janë infektuar me koronavirus. Sipas Abc News, lajmin e bënë të ditur bordi i prindërve të kësaj shkolle.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Arsimit në lidhje me infektimin e mësuesve në Tiranë dhe në Shqipëri.

Më herët, Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi denoncoi se të paktën 8 mësues janë infektuar dhe 20 të tjerë janë vetëkarantinuar në shkollën Emin Duraku.

Ndaj kësaj akuze reagoi dhe MASH e cila pohoi se mësuesit e infektuar janë karantinuar dhe shkolla është dezinfektuar tre herë.

Shpërndaje te miqtë