Merr flakë në ecje autobuzi në rrugën Fier-Levan

exit.al 19 Tetor 2020, 14:23

Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në aksin Fier-Levan, pranë Qafës së Koshovicës.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë person i lënduar.

Në autobus ka pasur pasagjerë që udhëtonin nga  Levani për në Fier.

Dyshimet e para të policisë për rastin është se zjarri ka lindur si pasojë e një defekti në motor.

Shpërndaje te miqtë