Infektohen me Covid gjyqtarët e Kurbinit, pezullohen gjyqet

exit.al 15 Shtator 2020, 15:51

Tre gjyqtarë të gjykatës së Kurbinit janë infektuar me Covid-19.

Duke qenë se kjo gjykatë ka vetëm 3 gjyqtarë, janë pezulluar të gjitha proceset gjyqësore, përveç atyre për masat e sigurisë apo ato urgjente.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë me 9 gjyqtarë, të cilët sipas një kalendari do të trajtojnë çështjet urgjente të Kurbinit.

Të tre gjyqtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër e stafit të gjykatës nuk është infektuar.

Shpërndaje te miqtë