"Gjithmonë në çdo qeveri ka ndryshime të drejtuesve të ministrive përkatëse. Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave."
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj, në një intervistë për Sokol Ballën, deklaroi:"Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.
Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes."
Besa Shahini u shkarkua si ministre e Arsimit një ditë më parë. Vendin e saj e zuri Evis Kushi, deputete. Shpërndaje te miqtë
