Infektohet me Covid-19 presidenti francez, Emmanuel Macron

exit.al 17 Dhjetor 2020, 11:16

Presidenti I Francës, Emmanuel Macron është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit të tij.

“Presidenti i Republikës është diagnostikuar sot pozitiv për COVID-19. Kjo diagnozë u bë pas një testi PCR të kryer pas shfaqjes së simptomave të para.”, tha zyra e tij në një deklaratë për mediat.

Sipas mediave franceze, Macron ka shfaqur simptomat e para dhe më pas i është nënshtruar testimit.

Macron do të jetë i izoluar për shtatë ditët e ardhshme.

Shpërndaje te miqtë