Infektohen me Covid-19 4 mësues në Elbasan

exit.al 2 Nëntor 2020, 22:09

Të paktën katër mësues të shkollës profesionale ‘Sahli Çeka’ në Elbasan janë infektuar me Covid-19.

Rezultatet e testimeve të tyre kanë kanë të hënën.

Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimin e kolegëve të tjerë të të infektuarve.

Nuk dihet ende nëse drejtoria e kësaj shkolle ka marrë një vendim për mbylljen e saj.

Në 24 orët e fundit në Elbasan u zbuluan 9 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin e të infektuarve për qarkun në 431.

Shpërndaje te miqtë