“Mjafton të kthehemi në histori dhe të shikoni që të gjitha gjërat që Rama ka marrë nga politika janë si rezultat të Metës, tre herë kryetar Bashkie për shkak të Ilir Metës.
Më pas kemi edhe 2013 që Edi Rama po të mos ishte me LSI në koalicion do e kishte të pamundur fitoren, ai e di shumë mirë.
Dhe toleranca e Ilir Metës sa i përket qeverisjes dhe në 2017 pasi pati një përkrahjes së Bashës, ai grabiti zgjedhjet e 2017.”
Kryemadhi tha se Meta është politikani që e ka kuptuar filozofinë anti-shqiptare të Ramës dhe se e ka demaskuar planin e tij:“E kupton shumë mire ai [Rama], se Meta e kupton filozofinë e tij anti-shqiptare. Është demaskuar plani i tij, ka ndodhur që shtresën e mesme e ka kthyer në shtresë të varfër dhe ka pasuruar klientët e tij dhe kjo gjë është flagrante dhe ka dalë në diell, jo vetëm me ndarjen e Kosovës, marrëveshjes me detit, inceneratorët.”
Shpërndaje te miqtë
