Infektohen 5 punonjës të Shërbimit të Hemodializës në QSUT

exit.al 29 Tetor 2020, 19:00

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” janë infektuar me COVID-19, sipas disa mediave.

Sipas tyre, një mjek i ka kërkuar drejtuesit të këtij shërbimi të nisë testimet për personelin mjekësor, por nuk është marrë asnjë hap konkret.

Të infektuarit janë karantinuar në shtëpi por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Shpërndaje te miqtë