"Me rrëzimin e dekretit të presidentit, duke refuzuar thirrjen e Bashkimit Europian për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e njëanshëm Zgjedhor, Shqipëria është më pak demokratike dhe më pak europiane. Me refuzimin që i bëri thirrjeve të përsëritura të Bashkimit Europian, Edi Rama nuk ndryshon nga Llukashenko. Për pushtetin e tij personal, është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të izolojë shqiptarët dhe t’i ndëshkojë ata duke penguar me dashje hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Rregullat e zgjedhjeve nuk janë referendum në PS për të emëruar Edi Ramën Kryetar të Rilindjes! Ligji zgjedhor është garancia e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje demokratike dhe të ndershme."
Bardhi shtoi se Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe për të shmangur ato ai shkeli Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit dhe refuzoi hapjen e vërtetë të listave dhe votimin e deputetëve direkt nga qytetarët. Në përfundim ai shtoi se mbas 25 prillit Rama do të mbajë përgjegjisë ligjore për të gjitha shkeljet. Shpërndaje te miqtë
