India synon 500 milion doza vaksine kundër koronavirusit brenda muajit korrik

exit.al 4 Tetor 2020, 14:45

India shpreson të marrë 500 milion doza vaksine kundër koronavirusit deri në korrik, për të trajtuar rreth 250 milion perosna.

Kështu njoftoi ministri i shëndetësisë Harsh Vardhan të djelën.

India është vendi i dytë më numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 në botë, me një total prej rreth 6.55 milion qytetarësh.

75,829 raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit.

“Përllogaritja jonë synon marrjen e 400 – 500 milion dozave të vaksinës kundër koronavirusit, për të mbuluar 200-250 milion qytetarë brenda korrikut të 2021-shit.” – shkruan Vardhan në Twitter.

Shpërndaje te miqtë