Presidenca i përgjigjet akuzave të Ramës: Respekto marrëveshjen e 5 qershorit

exit.al 4 Tetor 2020, 13:14

Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Rama drejtuar Presidentit Meta, duke i kërkuar kryeministrit respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se tanimë është zhytur plotësisht në fushatë për të shpëtuar LSI-në.

Si përgjigje, në një shënim në rrjetin social Facebook, Blushi e quan Ramën të frikësuar nga zgjedhjet në parti dhe ato parlamentare.

Shpërndaje te miqtë