Ilir Meta e Gramoz Ruçi kujtojnë veprën e Moikom Zeqos

exit.al 15 Qershor 2020, 10:26

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të studiuesit dhe shkrimtarit Moikom Zeqo.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Moikom Zeqo ishte ‘një mendimtar i vyer, eruditit, zë i fuqishëm, penë e fortë dhe poliedrike, intelektual i angazhuar e të përkushtuar ndaj së mirës publike e interesit kombëtar, dhe njëri prej shkrimtarëve më prodhimtarë të letërsisë sonë.’

Meta i shprehu ngushëshëllimet familjes së Zeqos.

Ndërsa Ruçi e quajti Moikom Zeqon ‘një  enciklopedi e gjallë’:

‘Moikom Zeqo ishte një personalitet erudit  i rrallë, një enciklopedi e gjallë. Shkrimtar, historian, arkeolog, studiues e kritik letrar, përkthyes dhe publicist, mbi të gjitha një intelektual i shquar dhe patriot i madh. Ai i shërbeu Shqipërisë dhe kulturës shqiptare deri në ditët e fundit të jetës, me një dashuri e përkushtim të pashoq.’

Shpërndaje te miqtë