Ndahet nga jeta studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo

exit.al 15 Qershor 2020, 09:06

Studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo, 71 vjeç, është ndarë nga jeta mëngjesin e 15 qershorit. Ai vuante prej disa kohës nga një sëmundje e rëndë.

Moikom Zeqo  është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Punimet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja si anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht.

Në vitet 1992-1996, Zeqo fitoi dhe mandatin e deputetit për Partinë Socialiste.

Shpërndaje te miqtë