Hungaria merr dozat e para të Sinovac në shkurt

exit.al 6 Shkurt 2021, 21:20

Dozat e para të vaksinës kineze Sinovac do të mbërrijnë gjatë këtij muaji në Hungari, njoftoi zëdhënsi i kryeministrit Victor Orban.

Kompania do të sjellë doza për vaksinimin e 250 mijë qytetarëve në muaj, njoftoi të premten Gergely Gulyás.

Hungaria u bë e para në BE këtë javë që lidhi një marrëveshje me vaksinën e Rusisë Sputnik V dhe vaksinën kineze Sinopharm.

Hungaria, ka një popullsi prej rreth 10 milion, dhe ka raportuar gjithsej 374,000 raste deri të shtunën dhe 12,930 viktima. Numri i të infektuarve të rinj po ulet, por mbi 3.500 njerëz janë ende në spitale.

Shpërndaje te miqtë