Masat anti-Covid, mbi 390 mijë inspektime në biznese gjatë 2020

exit.al 6 Shkurt 2021, 18:04

395,364 inspektime për respektimin e rregullave kundër Covid-19 në biznese, janë kryer nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor gjatë 2020.

Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se jatë vitit të kaluar 126,415 individë janë këshilluar për zbatimin masave anti-Covid.

Ndërkohë gjatë muajve të parë të 2021, ISHSH ka kryer 76,928 inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 55,896 individë.

ISHSH iu bën apel qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid-19, në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit.

Shpërndaje te miqtë