Përditësim 6 shkurt: Rekord i ri të infektuarish me Covid, 1130 raste në 24 orë

exit.al 6 Shkurt 2021, 17:27

Shqipëria shënoi 1,130 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, mes 4,270 të testuarve. Kjo është dita me numrin më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë, në mars 2020.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç.

Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është Tirana me 535 raste. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1130

Të shëruar në 24 orë 656

Të shtruar në spitale 431

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 4539

Testime totale 381,941

Raste pozitive 84,212

Raste të shëruara 50,875

Raste Aktive 31,891

Humbje jete 1446

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18363

Fier 2689

Durrës 1731

Shkodër 1512

Vlorë 1487

Elbasan 1540

Lezhë 1115

Berat 936

Korçë 983

Gjirokastër 659

Kukës 465

Dibër 411

Shpërndaje te miqtë