Hungaria heq detyrimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse

exit.al 21 Maj 2021, 11:09

Hungaria do të lehtësojë shumicën e masave kufizuese gjatë fundjavës. Lajmin e bëri të ditur kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Ai njoftoi se qytetarët nuk do të kenë nevojë të mbajnë maska në ambjentet e jashtme.

“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë. Ka ardhur koha për t'i thënë "lamtumirë maskave" në vendet publike.”, u shpreh ai.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze.

Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.