Humb jetën me Covid-19 mjeku endokrinolog

exit.al 7 Shkurt 2021, 16:21

Mjeku endokrinolog, Josif Dëna humbi jetën të shtunën i infektuar me Covid-19.

Ai ndodhej prej pak javësh i shtruar në spitalin Covid2, ku po trajtohej në terapi intensive.

Mjeku nga Berati ishte 72 vjeç. Megjithese kishte dalë në pension, Dëna vazhdonte të punonte.

Dyshohet se ai është infektuar me Covid-19 gjatë një vizite tek pacientë të infektuar.

Shpërndaje te miqtë