3 viktima dhe 294 të infektuar me Covid në Kosovë

exit.al 7 Shkurt 2021, 15:36

294 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2,291 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tre pacientë me Covid kanë humbur jetën, të moshës 76-84 vjeç.

274 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 54,042 .

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 62,258 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1,523 kanë humbur jetën, ndërsa 6,693 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë