Humb jetën me Covid-19 kryebashkiaku i parë i Përmetit

exit.al 24 Gusht 2020, 10:55

Dhimitër Nasi, kryebashkiaku i parë i Përmetit, është ndarë nga jeta të hënën, i infektuar me Covid-19.

Nasi, 58-vjeç, ishte shtruar prej disa ditësh në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë infektuar me Covid-19.

Dhimitër Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, në vitet 1992-1996.

Ai është viktima e parë në qytet me Covid-19.

Shpërndaje te miqtë