Arrestohet çifti që shfrytëzonte një 17-vjeçare për prostitucion

exit.al 24 Gusht 2020, 09:57

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një 17-vjeçare.

Të arrestuarit janë një 27 vjeçare dhe një 31-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Dy të rinjtë dyshohen se shfrytëzonin 17-vjeçaren për prostitucion, pasi e kishin dhunuar dhe kërcënuar atë dhe familjen e saj.

Hetimet po vazhdojnë ngë Prokuroria e Tiranës.

Shpërndaje te miqtë