Covid-19 prek qendrën e shëndetit mendor në Korçë

exit.al 24 Gusht 2020, 10:11

Dy punonjëse në qendrën e shëndetit mendor 'Mimoza', në Korçë, janë infektuar me Covid-19. Ato janë infermierja dhe kuzhinierja e qendrës.

Insitituti i Shëndetit Publik po teston dhe personat e tjerë të dyshuar të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarat. Ndërkohë që po bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve.

Dy punonjëset janë vetëkarantinuar në shtëpi, deri tani në gjendje të mirë shëndetësore.

Shpërndaje te miqtë