Gjoba dhe pezullim aktiviteti për lokalet që organizuan dasma

exit.al 24 Gusht 2020, 10:26

Pesë lokale në Krujë e Durrës janë gjobitur pasi kishin organizuar dasma në shkelje të aktit normativ anti-Covid.

Katër prej lokaleve të gjobitura janë në Krujë, ndërsa një në Durrës.

Përveç gjobës prej rreth 8 mijë eurosh, policia ka pezulluar aktivitetin për dy prej lokaleve, për 6 muaj, sepse vazhdonin të organizonte dasma edhe pse ishte gjobitur më parë.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.

Shpërndaje te miqtë