Humb jetën 75-vjeçarja në Vlorë pasi përplaset nga një automjet

exit.al 18 Dhjetor 2020, 19:15

Një 75-vjeçare ka humbur jetën sot në Vlorë pasi u aksidentua nga një automjet.

E moshuara ishte duke ecur në këmbë kur u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 37-vjeçar, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:21, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës” në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.