KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Dibrës

exit.al 16 Dhjetor 2020, 19:36

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur përfundimisht për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Dibrës, Shkëlzen Cena.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kishte shkarkuar prokurorin Cena.

Sipas KPK, prokurori kishte pasaktësi të deklarimin e pasurive të tij dhe për këtë arsye ajo vendosi ta shkarkonte atë në 14 shtator të vitit 2019. Cena apeloi vendimin duke pretenduar se ai nuk kishte kryer shkelje.

Por sot kërkesa e tij u hodh poshtë nga KPA.