Mimi Kodheli voton kundër ndryshimeve në qeveri

exit.al 17 Dhjetor 2020, 21:30

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka votuar kundër ndryshimeve të qeverisë.

Në seancën e sotme parlamentare, u votua emërimi i Blendi Çuçit, Minister i Brendshëm dhe Milva Ikonomit, Ministër Bujqësie.

Por rezulton se kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ka qenë kundër këtyre emërimeve.

pasqyrën e votimit për këto çështje ajo duket se ka votuar kundër.

Mimi Kodheli ka qenë pjesë e kabinetit parë qeveritar të kryeministrit Rama si ministre e Mbrojtjes. Ajo u zëvendësua më vonë nga Olta Xhaçka.