Një 49-vjeçare me Covid-19 humb jetën

exit.al 15 Korrik 2020, 10:00

Një 49-vjeçare me koronavirus, ka humbur jetën të mërkurën në spitalin Infektiv.

Sipas Gazetës Shekulli, ajo ishte punonjëse e një fasonerie në Krujë, ku dhe kishte marrë virusit.

Nuk dihet ende nëse gruaja, nëna e 7 fëmijëve, kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Ajo është viktima e 97-të në vend me koronavirus.

Shpërndaje te miqtë