“Spitali do të jetë publik, jo privat. Spital i sistemit tonë publik shëndetësor. Do të jetë një spital ku republika e Turqisë do kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por dijen. Për një periudhë kohe do të drejtohet në pavionet e veta nga specialistë turq.
Ne kemi premtuar spitalin e Fierit, kemi bërë shumë përpjekje por s’na ka dalë llogaria. Kërkonte financim të konsiderueshëm. Në kushtet kur ne kemi pasur elementë të sistemit shëndetësor, me PPP dhe financim direkt nuk ia kemi dalë.”
Rama tha se do të shpronësohen 12 familje të cilat do të kenë marrëveshje me shtetin. Ai tha se i ka dhënë garancitë e mjaftueshëm. Gjithashtu Rama pohoi se spitali do të drejtohet nga mjekë turq për disa kohë. Shpërndaje te miqtë
